Presidenti i KE-së: Kosova e ka vendin në BE, por duhet t’i përmbushë zotimet në dialog - NACIONALE

Presidenti i KE-së: Kosova e ka vendin në BE, por duhet t’i përmbushë zotimet në dialog

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, gkatë konferencës për media me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian por ajo duhet të shoqërohet me progres në dialogun me Serbinë dhe respektim të zotimeve të marra.

“I mirëpres fjalët tuaja për dialogun Beograd – Prishtinë. Është jetike të bëni përparim real dhe të prekshëm në dialog dhe të normalizoni marrëdhëniet. Është në të mirën e të ardhmes suaj evorpiane. Kosova e ka vendin në familjen evropiane, por po ashtu kërkon nga ju që t’i përmbushni zotimet tuaja. Me përfaqësuesin e ri Sorensen, është koha të shfrytëzoni mundësinë.” – tha ai.

Lajme të ngjashme