Presidenti i Estonisë uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë - NACIONALE

Presidenti i Estonisë uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Estonisë, Alar Karis, i ka dërguar mesazh urimi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Karis ka vlerësuar marrëdhëniet e ngrohta dhe të qëndrueshme ndërmjet dy vendeve, duke shprehur përkushtimin për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe partneritetit në të ardhmen.

Ai ka theksuar se, përballë sfidave globale, thellimi i bashkëpunimit është thelbësor për promovimin e paqes dhe sigurisë, në Evropë dhe më gjerë.

Lajme të ngjashme