Presidenca njofton se Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit nga ora 21:00 - NACIONALE

Presidenca njofton se Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit nga ora 21:00

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombëve të Bashkuara, në ora 21:00, sipas kohës lokale.

Sipas Zyrës së Presidencës, aty Osmani do të flas edhe për sulmin terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, më 24 shtator.

E plotë:

Sonte, nga ora 21:00 (me kohë të Kosovës), Presidentja Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Në këtë takim të Këshillit të Sigurimit, Presidentja Osmani do të flasë për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, më 24 shtator. Ndër të tjera, Presidentja Osmani do të flasë edhe për përkushtimin e institucioneve të Republikës për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në rajon, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë me aleatë e partnerë të Kosovës.

Lajme të ngjashme