"Premtuan rritje ekonomike 6%, mburren me gjysmë": LDK sërish dekonstrukton hilen e VV-së me shifra - NACIONALE

"Premtuan rritje ekonomike 6%, mburren me gjysmë": LDK sërish dekonstrukton hilen e VV-së me shifra

3 javë më parë

nga NACIONALE

Në postimin e ri të serisë “faktet para propagandës” Lidhja Demokratike e Kosovës e ka vkerësuar të gënjeshtërt pretendimin e pushtetit për rritje 3.7% si “rritja ekonomike më e madhe në rajon” duke e dhënë këtë si trend të mirëetabluar dhe s’përbën në fakt rritje.

Ajo do të jetë vetëm 3.7%, sërish më e ulët se mesatarja e 10 viteve para populliste; por mjaftueshëm për të bërë material propagandistik. Sa për rikujtim, ky pushtet kishte premtuar rritje ekonomike prej 6%. Sot, konstatojnë rritjen prej 3.7%. E në vend të pranimit të dështimit pothuajse për gjysmë, gjejnë si mburrje krahasimin me rajon”, shkroi Lidhja Demokratike e Kosovës.

Postimi i LDK-së:

FAKTET PARA PROPAGANDËS: NË 9 NGA 11 VITET KOSOVA KISHTE RRITJEN MË TË MADHE NË RAJON!

Nuk ka ditë që Qeveria nuk jep një lajm propagandistik. Sot, paskan vendosur ta shpërfaqin rritjen ekonomike si më të madhen në rajon.

Ajo do të jetë vetëm 3.7%, sërish më e ulët se mesatarja e 10 viteve para populliste; por mjaftueshëm për të bërë material propagandistik. Sa për rikujtim, ky pushtet kishte premtuar rritje ekonomike prej 6%. Sot, konstatojnë rritjen prej 3.7%. E në vend të pranimit të dështimit pothuajse për gjysmë, gjejnë si mburrje krahasimin me rajon.

Tabela në vijim është e Bankës Botërore. Aty jepet rritja ekonomike vjetore në shtetet e njëjta që pushteti i promovon. Siç e shihni (me të gjelbër), në 9 nga 11 vitet pas pavarësisë, Kosova ka patur rritjen më të madhe ekonomike në rajon. Plot 9 herë nga 11 vite kemi qenë të parët në rajon. Pra asgjë e pazakontë këtë vit! Mburrja e sivjetme është veçse zakonshmëri!

Kosova shënon rritje më të lartë në përqindje sepse ka bazë të ulët ekonomike.

Kosovës i duhet rritje ekonomike 5 deri në 6% për të konsideruar zhvillim dallues me rajon! Me këtë trend, vendit tonë i duhen 40 vite për të arritur Kroacinë! Nuk kemi zhvillim, sepse nuk ka investime! Pa investime nuk mund të ketë zhvillim. Propaganda është e thatë! Ajo mashtron por nuk ofron! Kosova po mashtrohet!

Faktet para propagandës gjithmonë!

Lajme të ngjashme