Prattipati tregon pasojat për marrdhëniet ShBA-Kosovë, nga ‘ngërrçi’ politik - NACIONALE

Prattipati tregon pasojat për marrdhëniet ShBA-Kosovë, nga ‘ngërrçi’ politik

1 vit më parë

nga NACIONALE

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati thotë se Kosova po humb mundësi si pasojë e ngërçit politik në vend. Në një intervistë për Gazetën Express, ajo ndër të tjera tha se kompanitë amerikane kërkojnë stabilitet institucional për të investuar në Kosovë dhe se nëse kjo nuk ndodh bizneset kërkojnë vende të tjera.

Gazeta Express: Kosova po kalon nëpër një situatë të pazakontë. Janë me shumë se 170 ditë nga data e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe ende s’e kemi kuvendin e konstituuar e as qeverinë. E keni vëzhguar këtë situatë, i keni takuar partitë politike. Cili është konkluzioni që keni nxjerrë? Kjo situatë nuk mjafton të kualifikohet vetëm si papërgjegjësi apo jo?

Anu Prattipati: Formimi i një qeverie pas zgjedhjeve është një funksion bazik demokratik, dhe ky bllokim i vazhdueshëm politik po rezulton në humbje të mundësive për Kosovën. Administrata Trump kërkon aleatë të fortë me të cilët mund t’i avancojmë prioritetet tona; një vend pa institucionet bazë dhe me një rrugë të pasigurt drejt krijimit të tyre është një partner te i cili nuk mund të mbështetemi gjithmonë plotësisht. Kompanitë amerikane kërkojnë qeveri të qëndrueshme dhe partnerë të besueshëm kur shqyrtojnë ku të investojnë, dhe paaftësia e Kosovës për t’i formuar institucionet mund të bëjë që kompanitë të bëjnë biznes diku tjetër. Mundësitë për ta forcuar marrëdhënien tonë ekonomike mund të kalojnë pa u shfrytëzuar nëse ky ngërç vazhdon. Kjo në fund të fundit është një vendim për përfaqësuesit e zgjedhur të Kosovës, por ne i inkurajojmë ata të punojnë së bashku për ta përmbushur mandatin që populli i Kosovës ua ka dhënë.

Lajme të ngjashme