Pranimi i 50 autoblindave ASV, ambasada e ShBA-së: Hap tjetër në angazhimin tonë për forcimin e FSK-së - NACIONALE

Pranimi i 50 autoblindave ASV, ambasada e ShBA-së: Hap tjetër në angazhimin tonë për forcimin e FSK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka komentuar ceremoninë e djeshme për pranim-dorëzimin e 50 automjete të blinduara të sigurisë (ASV).

Përmes në njoftimi për media, ambasada ka vlerësuar se ky veprim përbën një hap tjetër drejt angazhimit të përbashkët për forcim të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

Sipas ambasadës amerikane, me kapacitet e veta Kosova këto mjete do t`i bëjë funksionale.

“Shtetet e Bashkuara kanë kënaqësinë të dorëzojnë 50 automjete të blinduara të sigurisë (ASV) për Qeverinë e Kosovës, në kuadër të Programit për Pajisje të Tepërta të Mbrojtjes. Kosova, duke përdorur burimet e veta të mbrojtjes, do t’i bëjë këto automjete plotësisht funksionale, duke shënuar një hap tjetër në angazhimin tonë të përbashkët për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe rritjen e sigurisë për të dyja kombet tona. Më të sigurt dhe më të fortë”, është thënë në njoftimin e ambasadës amerikane.

Lajme të ngjashme