Pushtet e opozitë përplasen për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë - NACIONALE

Pushtet e opozitë përplasen për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Partita në pushtet i ka dalur në mbrojtje, e opozita e ka kundërshtuar miratimin e Ligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë. Kjo pasi Komisioni i Venecias kishte gjetur mbi 30 vërejtje.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka pranuar se Ligji ka pasur shumë vërejtje. Megjithatë, është lavdëruar me faktin që Venecia e ka njohur konfiskimin civil.

Haxhiu e ka pranuar që Komisioni i Venecias ka gjetur një mal vërejtjesh. Megjithatë, është lavdëruar që konfiskimi të njihet edhe në procedurën civile.

“Gjashtë rekomandime kryesore që adresohen. Të nderuar, deputetë, opinioni për një projektligj është i rëndësishëm për qeverinë dhe qytetarët. Besoj që pajtohemi që duhet të shtojmë për aspektin e konfiskimit civil, dhe të fokusohemi që të implentohet legjislacioni në mënyrën penale. Jam këtu të shpreh vullnetin e qeverisë që secila kërkesë të adresohet në Komisionin për Legjislacion”, ka thënë ministrja Haxhiu.

“Vë në dukje se futja e konfiskimit civil është menduar masë e fuqishme dhe e nevojshme në rrethanat aktuale në Kosovë. Komisoni i Venecias duke krahasuar me Bullgarinë, ka përmendur procedurat civile për kthimin e të ardhurave nga krimi. I ka dhënë të drejtë konfiskimit civil. Një qasje e tillë mund të jetë mjet i vlefshëm për ta luftuar korrupsionin”, theksoi ministrja.

“Komisioni kërkon garanci të forta, për t’i rezistuar çdo presioni politik. Byroja të punojë me bazë ligjore e kritere të përcaktuara. Vendimi për nisjen e verifikmit duhet të jetë publik. Qenësore, që Byroja të pajisjet me personel të specializuar e të merret me raste komplekse”, deklaroi Albulena Haxhiu.

Deputetja nga radhët e VV-së, Mimoza Kusari-Lilaj, në fjalën e saj sot në Kuvend vlerësoi se ky projektligj është një nga projektligjet më të rëndësishme për luftimin e korrupsionit.

“Konfiskimi i pasurisë është obligim i shtetit të së drejtës dhe nevojë e shoqërisë përmes së cilës do të avancohet rrugëtimi drejt integrimit evropian dhe i njëjti do t’i shërbejë nevojave institucionale të vendit”, tha Kusari-Lilaj.

Më tutje ajo pohoi se një hap i tillë ka qenë i pashmangshëm.

“Duke pasur parasysh se konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme si kategori ligjore nuk ka dhënë rezultate të pritshme deri më tani – zgjerimi i perspektivës ka qenë i pashmangshëm. Konfiskimi i pasurisë njihet si çelës në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, por jo çdo herë ky qëllim është arritur nëpërmjet procedurës penale” shtoi Kusari-Lilaj.

E ashpër kundër këtij Ligji dhe kritika të mëdha ka pasur deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra.

Madje, ajo ka ironizuar duke thënë se pushteti e ka zbuluar ujin e nxehtë.

“Në politikë e mundshmja dhe e drejta ndahen nga një fije e hollë. Në një shtet ligjor, nuk do të duhej të kishte të mundshme, jashtë asaj që konsiderohet e drejtë. VV-ja ka provuar të ndërrojë këtë formulë. Të gjithë e kemi ditur se kjo iniciativë, se një gjë e tillë është asgjë më shumë se sa një hesap elektoral, e nuk ka të bëj as me drejtësinë e as me ligj. Këtë e ka vërtetuar edhe Venecia. Komisioni fatmirësisht e ka frenuar një tendencë të tillë, duke ia bërë të qartë kësaj qeverie që domeni shtetëror, nuk do të duhej të shndërrohej në domen partiak”, tha deputetja e PDK-së.

“Duke qenë në opozitë patën kohë të mjaftueshëm me propaganda rreth tyre, aq sa dikur filluan edhe vet me besu që ishte propagandë, derisa këta erdhën në pushtet. E tash menduan se e kanë shpikur ujin e nxhetë. Morën guximin me fy intelegjencën e popullit, duke e shitur këtë gjë që i kontribuon sundimit të ligjit. Krejt kjo e amniston krimin e korrupsionin”, deklaroi më tutje Deliu-Kodra.

“Prandaj, PDK-ja po ua heq dilemën. Ne jemi përgjegjësi për secilin cent që ka përfituar dikush. PDK është për llogaridhënie. Në 3 drejtime në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, përfundoi ajo.

Kundër ka dalur edhe Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Selmanaj ka thënë se ky projektligj, potencialisht shkelë kushtetutën e konventat ndërkombëtare në secilin nen të tij.

“Nuk e keni idenë as çka po krijojmë, ku jemi nis, cfarë po bëjmë? Ky është deformim i sistemit të drejtësisë që e kemi ndërtuar deri më sot. Druaj që në secilin nen, bëjmë shkelje të kushtetutës e të konventave ndërkombëtare. Nëse vazhdojmë kështu, nuk do të mund të anëtarësohemi në Këshill të Evropës dhe në asnjë organizatë serioze.”

Tutje Selmanaj ka kritikuar edhe mënyrën se si ministrja Haxhiu prezantoi para deputetëve opinionen e Komisionit të Venecias për të cilat Selmanaj tha se ministrja u duk sikur pol exon dokument tjetër nga ai i vërteti.

“Kur ministria Haxhiu po lexonte opinionet e venecias, unë pajtohesha vetëm me citimet, kurse në interpretim kisha përshtypje se po lexonim dy dokumente të ndryshme” ka thënë Selmanaj.

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka prezantuar qëndrimin e partisë në lidhje me Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.

Bytyqi ka thënë se ky Ligj cenon të drejtat e njeriut dhe Kushtetutën e Kosovës.

“I shkelë të gjitha të drejtat e njeriut, dhe ka mangësi të shumta. Byroja planifikohet të udhëiqet nga drejtori që ka kompetencë për të nisur hetime e propozime për konfiskim. Dhe si e tillë cenon të drejtat themelore dhe bie ndesh me Kushtetutën. Ky Projektligj është në standardet ligjore. Qëndrimi i AAK-së është që kthehet në pikën zero dhe të merren parasysh vërejtjet e Komisionit të Venecias”, ka thënë Bytyqi.

Diskutimi në seancë po vazhdon.

Lajme të ngjashme