Pozhari i reagon RTK-së: Fakte, jo pallavra, propagandë e ulët
Analisti Xhevdet Pozhari, përmes faqës së tij zyrtare, ka reaguar kundrejt lajmeve të rreme të RTK-së ditën e djeshme për dy mediat e Kosovës, Nacionalen dhe Periskopin.
Pozhari tha se RTK pasi që ka vendosur ta publikojë lajmin se ka media që paguhen nga Vuçiqi dhe Radoiçiqi, tash e ka për obligim me i publiku transaksionet, me e marrë prononcimin e palëve, me pak fjalë me ofru dëshmitë publikut, “qashtu qysh Berat Buzhala pretendonte se ka biseda midis Mimoza Kusarit dhe Radoiçiqit dhe në fund i publikoi”, shtoi ai.
“A pajtohem me mënyrën qysh e bëjnë gazetarinë këto media? Hiq. Por, mos me të pëlqy diçka dhe me i akuzu pa fakte, janë krejtësisht gjëra të ndryshme”, shkruan Pozhari.
“Fakte, jo pallavra! Në të kundërt, quhet propagandë e ulët”, theksoi ai.