Poshtërohet Vuçiqi, ulet në rendin e dytë të karrigeve në Davos, Kurti e Rama në qendër - NACIONALE

Poshtërohet Vuçiqi, ulet në rendin e dytë të karrigeve në Davos, Kurti e Rama në qendër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, duket se nuk po nderohet fort në Forumin Ekonomik Botëror. Përkundrazi, po poshtërohet dhe po lihet në margjina, ndoshta jo rastësisht.

Të paktën kështu duket në një fotografi që e ka publikuar presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në rrjete sociale.

Në fotografinë e publikuar nga Pendarovski shihen udhëheqës e zyrtarë të ndryshëm shtetesh, të ulur në dy radhë karrigesh, të vendosur përballë njëri-tjetrit. Në pjesën e mesme të njërit varg shihen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.

Përballë tyre shihen kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, dhe pjesëmarrës të tjerë.

Ndërkohë presidenti serb, Aleksander Vuçiq, shihet në skajin e sallës, i ulur në një karrige të vendosur prapa karrigeve të udhëheqësve të tjerë.

Se a është e rastësishme apo e qëllimshme kjo vendosje e udhëheqësve, nuk dihet, por dihet se Serbia nuk është pajtuar me Bashkimin Evropian për t’i vendosur sanksione Rusisë për luftën e këtij shteti në Ukrainë.

Lajme të ngjashme