“Poshtë populizmi”: Zëdhënësi i PDK-së tregon pse duhet shkuar në zgjedhje të reja - NACIONALE

“Poshtë populizmi”: Zëdhënësi i PDK-së tregon pse duhet shkuar në zgjedhje të reja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Faton Abdullahu, zëdhënës i PDK-së, ka shkruar një status relativisht të gjatë, në të cilin ka rënditur aryset se pse, sipas tij, duhet të shkuar në zgjedhje.

Abdullahu ka shkruar se një nga arsyet pse duhet mbajtur zgjedhjet e reja është edhe shkaku i deformimit të raporteve të Kosovës me ShBA-në.

“• Sepse janë deformuar raportet tona, sidomos me SHBA-n, por edhe me krejt konceptet evro-atlantike mbi shtetndërtimin dhe demokratizimin e vendit tonë dhe mbi lirinë dhe paqen në rajon.

• Sepse janë krijuar rrethana regresive dhe të dëmshme për sovranitetin tonë në veri, në të mirë të një autonomie politike për atë pjesë të Kosovës.” – shkruan ai, ndër të tjera.

Në fund, ai ka shkruar poshtë populizmi.

“• Poshtë populizmi – zgjedhje të reja sa më shpejt për të mirën e Kosovës dhe për të mirën e qytetarëve të saj.” – thekson z.Abdullahu.

Lajme të ngjashme