Politologu Maliqi zbërthen porosinë e Escobarit për Kosovën - NACIONALE

Politologu Maliqi zbërthen porosinë e Escobarit për Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu Agon Maliqi ka zbërthyer porosinë që i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i ka sjell dje në Kosovë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se mesazhi i diplomatit amerikan duhet të trajtohet në tri aspekte kryesore.

Sipas tij, aspekti i parë ka të bëj me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

1) Asociacioni nuk themelohet para marrëveshjes së përgjithshme si parakusht, por deri në prill mjafton të nisin diskutimet. Kjo e forcon pozicionin negociues të Kosovës në definimin e kompetencave. Serbia nuk futet në negociata me asociacion të formuar dhe me mundësinë për të kërkuar më shumë. 2) Ose filloni ta shkruani statutin e Asociacionit vetë, ose ua sjellim të gatshëm në prill duke u konsultuar me të tjerë. SHBA ofrohet të përfshihet në këtë proces. Duke i pasur parasysh qëndrimet publike, SHBA ofrohen si garantuese se statuti është brenda vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk prodhohet një Republika Srpska”, ka shkruar ai.

Me tej, ai ka vlerësua se porosia e tret ka të bëj me pasojat që mund t`i këtë Kosova nëse nuk e pranon draftin final të marrëveshjes.

3) Ndëshkimi eventual për Kosovën nuk është, siç mund ta interpretojnë disa, rrëzimi i qeverisë. Kosovës thjesht do t’i ofrohet një draft dhe nëse ai nuk pranohet, nuk mund të ketë marrëveshje normalizimi dhe Kosova nuk mund të llogarisë në mbështetje ndërkombëtare për NATO, BE, Këshill të Evropës. Veriu ndërkohë do të mbetet kështu siç është, eventualisht pa barrikada. Me fjalë të tjera, ose do ta pranoni draftin që ua sjellim, ose mbani përgjegjësi dhe rrini në këtë gjendjen e tanishme. Nëse vendosni me refuzu, Serbia nuk do të trajtohet si penguese e marrëveshjes por, nëse ia fut ca sanksione Rusisë, edhe mund të mbështetet në agjenden e vet integruese. Skenari në pikën 3 është ëndrra e Vuçiq”, ka shkruar Maliqi.

Lajme të ngjashme