Policia sot kreu dy bastisje në Zveçan, s’ka të arrestuar
Gjatë ditës së sotme janë kryer edhe dy bastisje sot në komunën e Zveçanit nga Policia e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka shtuar se nga ky aksion i policisë nuk ka persona të arrestuar.
“Mund ta konfirmoj se kemi kryer bastisje në lidhje me rastin e Banjskës. Njëra bastisje është kryer në Rudarë dhe një tjetër afër komunës në Zveçan. Nuk kemi persona të arrestuar.” - ka thënë Elshani.
