Policia publikon pamje nga ushtrimi i njësiteve elite, shihen edhe Kurti e Sveçla
Policia e Kosovës ka publikuar pamje nga ushtrimi i njësiteve elite në ditën e shënimit të 25 vjetorit të themelimit.
Në video, shihen edhe kryeministri Albin Kurti e Xhelal Sveçla.
Njësitet elitet, sipas policisë, kanë treguar aftësitë e ballafaqimit në situata me rrezikshmëri të lartë.
“Njësitet elite të Policisë së Kosovës, në ditën e shënimit të 25-vjetorit të themelimit, përmes një demonstrimi treguan shkathtësit dhe aftësive e tyre vepruese të ballafaqimit, në situata me rrezikshmëri të lartë.
Përveq paraqitjes profesionale në demonstrim, të cilin nga afër e përcollen personalitetet e larta shtetërore së bashku me drejtorin e përgjithshëm të PK-së dhe stafin menaxhues, u ekspozuan edhe pajisjet taktike, mjetet e punës dhe përgatitjet profesionale të njësive speciale.” – ka shkruar policia krahas videos.