Policia për sulmin ndaj Gazmend Muhaxherit: Motivi i rastit nuk dihet
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin 24 orësh për sulmin ndaj kryetarit të Pejës Gazemend Muhaxherit.
Sipas raportit, ende nuk dihen motivet e sulmit ndaj kryetarit dhe një personi tjetër.
Rasti është hapur si sulm ndaj personit zyrtar dhe lëndim i lehtë trupor.
Raporti i plotë:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR & LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Pejë / 26.10.2024 – 08:40. Dy meshkuj kosovarë (njëri prej tyre kryetari i komunës së Pejës) derisa ishin duke ecur në rrugë janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë me ç ‘rast viktimat kanë pësuar lëndime trupore. Pas një pune hetimore dy të dyshuarit janë lokalizuar dhe arrestuar nga Policia. Motivi i rastit nuk dihet. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti si dhe dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është nën hetime.