Policia parandalon tri raste të kalimit ilegal të kufirit me Serbinë - NACIONALE

Policia parandalon tri raste të kalimit ilegal të kufirit me Serbinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka informuar se kanë parandaluar tri raste të kalimit ilegal të kufirit.

Për të trija këto rast, janë inicuar raste penale për hetim, në bashkëpunim me Prokurorinë.

Detajet:

Bazuar në informata relevante të pranuara përmes rrugëve operative, me datën 21.12.2023 në rrugën Koshuticë - Leposaviq, patrullat kufitare policore kanë parandaluar kalim të paautorizuar të vijës kufitare dhe kontrabandim me mallra në drejtim të daljes nga territori i Republikës së Kosovës, në tri raste të ndara, si në vijim:

- Rasti i parë,

Vetura Hyundai, ngjyrë e hirit me targa serbe me dy të dyshuar meshkuj, në të cilën kishte të ngarkuar një gjenerator dhe pajisje bujqësore (frezë);

- Rasti i dytë

Kamioni SCANIA me targa të RKS-së, të cilin e voziste i dyshuari mashkull dhe në kamion kishte të ngarkuar drunjë, dhe

- Rasti i tretë

Vetura e tipit SHARAN ngjyrë e hirit, me targa serbe, me vozitës të dyshuarin mashkull, vetura e ngarkuar me ambalazh të birrave.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar tri raste “Kalim i paautorizuar i vijës apo vendkalimeve kufitare më tentativë”, të cilat janë duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

Lajme të ngjashme