Policia me aksion në “Dardani” të Prishtinës, dyshohet për të arrestuar (VIDEO)
Në lagjen Dardania në Prishtinë është parë një intervenim policor, që ende po vazhdon. Sipas dëshmitarëve të rastit, që dërguan edhe video në redaksinë e Nacionales, në këtë lagje të Prishtinës po qëndrojnë aktualisht disa vetura të Policisë.
Siç shihet edhe në video, ngjarja ka ndodhur në afërsi të qendres tregtare “Viva Fresh”, e ku sipas dëshmitarëve dyshohet të jenë arrestuar disa persona.
Ende nuk dihet saktësisht se për çfarë arsye ka ndodhur ky intervenim policor. Nacionale është duke tentuar të marrë një qëndrim zyrtar nga Policia, por deri në botimin e këtij teksti ende nuk ka ndonjë përgjigje.
Lajm në përditësim...
Përditësim: (15:10). Gazeta Nacionale ka biseduar me Flora Ahmetin, zëdhënëse e Policisë për Prishtinë. E njëjta ka thënë se ajo që dihet deri tash, është se 5 persona janë shoqëruar në polici. Për detaje të hollësishme të këtyre arrestimeve, Gazeta Nacionale, është në pritje të informacioneve të sakta.
Lajmi në përditësim.