Policia konfirmon arrestimin e një serbi në veri - NACIONALE

Policia konfirmon arrestimin e një serbi në veri

2 javë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e një serbi në Bërnjak, me akuzat për një sërë veprash penal të kryera gjatë vitit 2021.

Personi i arrestuar është identifikuar si një mashkull kosovar me inicialet S.S., me vendbanim në Zveçan të Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, S.S. është i dyshuar për veprat penale: 'vrasje e rëndë në tentativë', 'sulm ndaj personit zyrtar', 'mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës', 'thirrje për rezistencë, pjesëmarrja në turmë dhe huliganizëm, asgjësim apo dëmtim i pronës' etj.

Lajme të ngjashme