Policia jep detaje për plagosjen në Shterpcë: Rastin e cilëson si “tentim vrasje” - NACIONALE

Policia jep detaje për plagosjen në Shterpcë: Rastin e cilëson si “tentim vrasje”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtarët policor kosovarë kanë dhënë detaje për plagosjen e së premtës mbrëmë të dy të rinjëve serbë në një fshat të Shterpces.

Rasti nga ana e policisë është cilësuar si ‘tentim vrasje’ në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës.

Për rastin tashmë dihet se një person është arrestuar. I arrestuari është pjestarë i FSK-së.

TENTIM VRASJE Fsh. Gotovush, Shtërpcë 06.01.2022-14:20 Dy viktimat meshkuj kosovarë janë plagosur nga të shtënë me armë zjarri. Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor dhe të njëjtit sipas raportit mjekësor janë jashtë rrezikut për jetë. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme