Policia jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua në Malishevë - NACIONALE

Policia jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua në Malishevë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin ku një grua humbi jetën në fshatin Astrazub të Malishevës.

Sipas raportit 24 orësh, shoferi i dyshuar nga pakujdesia e godet veturën e viktimës mashkull kosovar dhe më pas godet viktimën femër kosovare këmbësore.

Viktima ka ndërruar jetë në QKUK.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fsh. Astrazub, Malishevë 24.07.2024, 07:20. I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e tij dyshohet nga pakujdesia e godet veturën e viktimës mashkull kosovar, më pas godet viktimën femër kosovare këmbësore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, lëndime trupore pësojnë i dyshuari dhe dy viktimat, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKMF Malishevë, ku i dyshuari dhe njëri nga viktimat janë liruar në shtëpi, ndërsa viktima femër për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK, Prishtinë ku dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Lajme të ngjashme