Policia e ndalon ‘Shumaherin” që po ‘fluturonte’ në autostradë
Një shofer i papërgjegjshëm po voziste me shpejtësi të madhe në autostradë.
Nga 130 sa ishte lejuar norma e vozitjes ‘shumaheri’ veturën po e voziste me shpejtësi 214 kilometër në orë.
E këtë rast e vuri në radarin e saj Njësia për Kontroll të Autostradave. Kjo e fundit në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 214 km/h.
I njëjti është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.
