Policia e Kosovës vazhdon t`i ruajë ndërtesat e komunave në veri - NACIONALE

Policia e Kosovës vazhdon t`i ruajë ndërtesat e komunave në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ditë pas vendosjes së kryetarëve të rinj në objektet e komunave, situata në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç është e qetë.

Objektet e tri komunave veriore vazhdon t`i ruaj Policia e Kosovës.

Fotografitë që ka publikuar Radio Evropa e Lirë tregojnë se afër objekteve komunave, ku dje pati tensione, qëndrojnë vetëm zyrtarët policorë.

Gjithashtu, policia vazhdojnë të qëndrojnë edhe brenda ndërtesave të komunave.

Për situatën e qetë në këto komuna sot ka treguar edhe kryeministri Albin Kurti.

Në një postin në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se të gjitha rrugët janë të kalueshme në atë pjesë të vendit.

Rendi dhe ligji, demokracia dhe lëvizja e lirë, siguria dhe paqja, mund dhe duhet të ecin krah për krah. Për këto angazhohemi çdo ditë dhe në përpikëri. Rrugët në veri janë që të gjitha të hapura e të qarkullueshme për qytetarët. Komunat dhe kryetarët duhet të punojnë shumë sepse kemi shumë punë për të bërë për qytetarët. Ju dëshiroj të gjithëve një fundjavë të këndshme!”, ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme