Policia e Kosovës shkon edhe në vilën e Radojiçiqit në Ujman
Policia e Kosovës që na mëngjesi është duke bërë kontrolle në pesë lokacione në veri të Kosovës, një aksion policor që është pjesë e hetimeve mbi rastin e sulmit terrorist në Banjskë.
Klan Kosova, duke u bazuar në burimet e saj, raporton se Policia e Kosovës ka shkuar për kontrolle edhe në vilën e Milan Radojiçiqit, i dyshur për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i sanksionuar nga ShBA-ja dhe Britania e Madhe, e cila vilë gjendet në Ujman.
“Klan Kosova përmes burimeve mëson se shënjestër e këytre kontrolleve është edhe vila e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq.
Sipas këtij burimi, vila e tij që ndodhet në Ujman është duke u bastisur prej orës 6:00 të mëngjesit.” – shkruan Klan Kosova.