Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar të denuar për veprën penale dhunimi - NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar të denuar për veprën penale dhunimi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës.

Personi në fjalë është i moshës 19 vjeçare, dhe ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës për veprën penale “Dhunimi”.

Ai ishte i denuar me 1 vjet e 6 muaj burgim

Sot, në ora 14:00 në pikën kufitare në Glloboçicë është ndaluar e më pas nga policët e stacionit në Ferizaj është arrestuar personi i kërkuar me urdhëresë të gjykatës A.V (M/K) i moshës 19 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Dhunimi’’ me dënim burgimi prej 1 vit e 6 muaj.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Lajme të ngjashme