Policia e Kosovës i gjen 1700 euro fals në një veturë, vetëm 4 euro fals në tjetrën
Policia e Kosovës ka lajmëruar popullin me anë të një postimi në Facebook se ka arrestuar dy persona dhe i ka konfiskuar shumë para false në monedha nga 2 euro.
Automjeti i parë ishte ndjeshëm më i ‘bereqetshëm’, ku Policia thotë të jenë gjetur 850 monedha metalike.
Por, në automjetin e dytë del se u gjetën vetëm dy monedha metalike nga 2 euro.
Përveç këtyre, janë gjetur edhe gjësende tjera si “kallëp metalik rrethor i zbrazët i monedhës metalike” dhe “pesë copa të vogla metalike rrethore të monedhës dy euro”.