Policia e Kosovës e anulon gradimin për rreshter: "Kishte shumë pakënaqësi" - NACIONALE

Policia e Kosovës e anulon gradimin për rreshter: "Kishte shumë pakënaqësi"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës anulon konkursin e gradimit për rreshter, pas rishikimit të procedurave dhe implementimit të ndryshimeve dhe rekomandimeve të IPK-së.

Policia e Kosovës ka dalë në një postim në komunikatë për media, bazuar në udhëzimin administrativ për procedurën e gradimi për zyrtarët policorë, procedurën e standardeve të operimit, analizën e nevojave për personel të graduar sipas strukturës organizative dhe listës së personelit të autorizuar.

Sipas Policisë së Kosovës, janë identifikuar mbi 350 pozita të lira për gradën rreshter, pas një periudhe mbi 11 vjet, me datën 12.02.2024 kishte shpallur procesin e gradimit për gradën rreshter.

I gjithë procesi përfshirë edhe testimi me shkrim, sipas Policisë ishte mirë i përgatitur dhe i organizuar, megjithatë kishte shumë pakënaqësi nga një numër i kandidatëve në këtë proces, ka përfshirë një inspektim të jashtëzakonshëm të këtij procesi.

“Andaj, me qëllim të eliminimit të të gjitha paqartësive dhe ruajtjes së kredibilitetit të procesit të cilat mund të zbehin imazhin e Policisë së Kosovës, si dhe bazuar në rekomandimet e IPK-së, Policia e Kosovës merr vendim për anulimin e konkursit për gradim në gradën rreshter të shpallur me 12.02.2024”, njofton Policia e Kosovës.

Lajme të ngjashme