Policia e Kosovës: Deri më tani, s’kemi informacione për të plagosur në veri - NACIONALE

Policia e Kosovës: Deri më tani, s’kemi informacione për të plagosur në veri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka konfirmuar se deri më tani nuk ka informacione zyrtare për plagosje të qytetarëve apo të ndonjë zyrtari policor, pas tensioneve në veri.

Në një komunikatë për media, policia ka bërë të ditur se pikat kufitare në Jarinje dhe Bernjak, vazhdojnë të jenë të mbyllura për qarkullim.

“Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për ndonjë plagosje të qytetarëve apo të ndonjë zyrtari policorë, andaj ftojmë dhe iu bëjmë thirrje të gjitha mediave dhe qytetarëve që të mos bien pre e informacioneve-lajme të rreme, të cilat kanë tendencë destabilizimin e situatës dhe krijimin e panikut”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

INFORMACION ZYRTAR (nr.2)

Prishtinë, 31 korrik 2022

Referuar informacioneve zyrtare të deritanishme, vazhdojnë bllokimet e rrugëve në disa lokacione të ndryshme në Veri të Mitrovicës në drejtim të dy pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak, të cilat pika janë mbyllur për qarkullim.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për ndonjë plagosje të qytetarëve apo të ndonjë zyrtari policorë, andaj ftojmë dhe iu bëjmë thirrje të gjitha mediave dhe qytetarëve që të mos bien pre e informacioneve-lajme të rreme, të cilat kanë tendencë destabilizimin e situatës dhe krijimin e panikut.

Policia e Kosovës vazhdon angazhimet e saja me njësitet policore, në ofrim e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike.

Lajme të ngjashme