Policia e arreston gruan nga Fushë Kosova, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortit - NACIONALE

Policia e arreston gruan nga Fushë Kosova, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës pasditën e 24 marsit ka arrestuar një grua në Fushë Kosovë.

E njejta dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.

Ndërsa, me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt.

“Fushë Kosovë 24.03.2023-15:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj dyshohet ta ketë kryer veprën e lart-cekur. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Lajme të ngjashme