Policia del me komunikatë pas pëfundimit të protestës: S’pati incidente, u realizuan disa aktivitete - NACIONALE

Policia del me komunikatë pas pëfundimit të protestës: S’pati incidente, u realizuan disa aktivitete

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dalë me komunikatë për media pas përfundimit të protestës së organizuar nga Partia Socialdemokrate.

Policia përmes një komunikate për media ka thënë se njësitet e saj janë angazhuar që protesta të kalojë pa ndonjë incident.

“Protesta është zhvilluar e qetë dhe pa ndonjë incident, protestuesit kanë marshuar nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ deri te ndërtesa e qeverisë. Aty janë realizuar disa aktivitetet të protestuesve, të cilat janë realizuar pa ndonjë incident.” – thuhet në komunikatën e policisë.

Ndërkohë, në protestën e sotme PSD-ja ka hedhur tym të zi, duke thënë se kjo tregon se “qeveria e ka zymtësuar përspektivën e Kosovës”.

“Ky është tym i zi sepse ne besojmë që kjo qeveri e ka zymtësu përspektivën e Kosovës. Ftojmë qytetarët që të kundërshtojnë këtë marrëveshje, e cila paraqet zymtësi dhe gjithçka tjetër.” – tha ai.

Aktivistët e kësaj partie, po ashtu kanë zhvendosur flamujt para qeverisë, duke vendosur në shtiza famuj të bardhë, si simbol i dorëzimit të Qeveria e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.

Lajme të ngjashme