Policia arreston në shtetas serb në Prishtinë, kishte urdhërarrest aktiv - NACIONALE

Policia arreston në shtetas serb në Prishtinë, kishte urdhërarrest aktiv

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një shtetas serb në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, i arrestuari kishte urdhërarrest aktiv.

Ndër të tjera në raport është thënë se pas verifikimeve është konstatuar se i dyshuari kërkohej nga autoritetet dhe ndaj tij është vepruar sipas procedurave ligjore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas serb, pasi që i njëjti kishte urdhërarrest aktiv. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje,”, është thënë në raporti.

Lajme të ngjashme