Policia arreston hajnin që po bënte ‘kërdi’ në Shtëpinë e Shëndetit në Xërxë
Në fshatin Xerxë të komunës së Rahocecit, Policia e Kosovës ka arrestuar një person.
Ky person i arrestuar, dyshohet se ka vjedhur barna në shtëpinë e shëndetit në këtë fshat.
Por jo vetëm barna.
Sipas policisë I njejti edhe në raste të tjera dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike dhe pajisje tjera.
Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.
“ Fsh. Xërxë, Rahovec 21.12.2022 – 07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka vjedhur një sasi të barnave në shtëpinë e shëndetin në fsh. Xërxë. Po ashtu dyshohet se në raste tjera ka vjedhur edhe disa kabllo elektrike dhe pajisje tjera. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.