Policia arreston dy të mitur: Dyshohen për dy raste të grabitjeve - NACIONALE

Policia arreston dy të mitur: Dyshohen për dy raste të grabitjeve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, të mitur për rastet e grabitjeve dhe lëndimit trupor, që kanë ndodhur në Pirshtinë me datë 3 nëntor dhe 1 dhjetor të këtij viti.

Personat e dyshuar që të dy të mitur me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në rast.” – thuhet ndër të tjera aty.

E plotë:

Arrestohen dy persona të dyshuar për dy raste grabitje dhe lëndim trupor

Sot nga hetuesit policor të stacionit Qendra në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për dy raste grabitje dhe lëndim trupor që kanë ndodhë me datat 03.11.2023 dhe 01.12.2023 në platon e Pallatit të rinisë në Prishtinë.

Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat të cilët dyshohet se në bashkëpunim edhe me disa bashkëmoshatarë të tjerë, duke i sulmuar fizikisht, nën kërcënimin e armës së ftohtë thikë nga viktimat kanë marrë me forcë shuma të parave (vlera e përgjithshme mbi 100 euro)

Personat e dyshuar që të dy të mitur me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në rast.

Lajme të ngjashme