Podujevë, policia e arreston një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës - NACIONALE

Podujevë, policia e arreston një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës

1 javë më parë

nga NACIONALE

Policia e rajonit të Prishtinës sot në Podujevë ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës.

Përmes një njoftimi për media, policia ka bërë me dije se arrestimi është bërë në kudër të ndërmarrjeve të veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

Policia ka treguar se i njëjti është dërguar në mbajtje të dënimit prej tri vitesh.

Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia stacionit të Podujevës ndërmori sot në orët e hershme të mëngjesit, arriti të arrestoj personin e kërkuar, i cili deri sot ishte në arrati; ·B. B, mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas arrestimit nga ana e policisë u dërgua në vuajtje të dënimit prej tri vitesh”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme