Po vjen era zgjedhje - NACIONALE

Po vjen era zgjedhje

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Kosova pritet të shkojë sërish në zgjedhje të reja.

Negociatat e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, me dy partitë më të mëdha opozitare, Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike, duket që përfunduan dje.

Që të dy partitë kanë refuzuar ofertat e Kurtit dhe kanë thënë se më nuk do të diskutojnë me të për çështjen e Presidentit. Afati për zgjedhjen e Presidentit përfundon më 28 prill.

Kjo erdhi sidomos pas takimit të sotëm mes Albin Kurtit e Lumir Abdixhkut.

Pas takimit, Kurti zbuloi se Abdixhikut ia ofroi katër Ministri dhe pozitën e Zëvendëskryeministrit, ofertë e cila u refuzua.

“Më duhet të konstatoj se bisedimet rezultuan të pasuksesshme, për shkak se asnjëra prej ofertave që ne kemi bërë nuk u pranua nga kreu i LDK-së. Ne ofruam që LDK, në bashkëqeverisje me LVV-në dhe partnerët e tjerë, të ketë postin e zëvendëskryeministrit, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, si dhe tri ministri të tjera”, tha Kurti.

Abdixhiku paraprakisht tha se tri pozitat shtetëtore s’mund t’i takojnë një partie.

“U përpoqa, provova, nuk arrita dhe tani i kthehemi LDK-së. Me kaq në këto rrethana LDK s’mund të bëjë më shumë, LDK është e hapur diskutmin për partitë tjera, janë shtatë ditë kohë”, tha ai para gazetarëve.

“LDK e konsideron këtë çështje të mbyllur nga ky moment”, tha Abdixhiku.

Qëndrimin e njëjtë e shpalli edhe Partia Demokratike e Kosovës, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues.

“PDK tha se e konsideron të përmbyllur kontributin e saj në këtë proces, duke shtuar se zgjedhja e Presidentit po pamundësohet nga Vetëvendosje”, u tha në deklaratë.

“Sa i përket çështjes së Presidentit, Këshilli Drejtues vlerëson se PDK ka dëshmuar gatishmëri të plotë për të kontribuar në zgjedhjen e Presidentit të ri dhe në zhbllokimin e situatës, duke mbështetur mundësinë e një kandidati konsensual, pa asnjë kushtëzim apo kërkesë për përfshirje në bashkëqeverisje. Megjithatë, përkundër kësaj qasjeje konstruktive, mungesa e vullnetit politik dhe seriozitetit institucional nga ana e pushtetit aktual po e pamundëson përsëri zgjedhjen e Presidentit të ri. Rrjedhimisht, PDK e konsideron kontributin e saj në këtë proces të përmbyllur”, u tha në deklaratë.

Bedri Hamza bëri të ditur se ofertën e krytearit të Kuvendit, Kurti ia dërgoi në WhatsApp.

“Sot kam pranu një komunikim nga z.Kurti në ËhatsApp, ku PDK’Së ia bën një ofertë. Oferta është që deputetët e PDK të qendrojnë në sallë, të votojnë dhe si rezultat i kësaj PDK’së t’i ofrohet posti i Kryetarit të Kuvendit me një lloj ndryshimi që VV me i kalu pozita e nënkryetarit të PDK”së”, tha Hamza.

Afati për zgjedhjen e presidentit, sipas Aktgjykimit të Kushtetueses, skadon më 28 prill. Nëse deri atëherë nuk presidenti, Kosova do të mbajë zgjedhje të reja.

Lajme të ngjashme