Po tentonin ta bllokonin hyrjen në objektin e komunës: Arrestohen dy serbë në Zveçan - NACIONALE

Po tentonin ta bllokonin hyrjen në objektin e komunës: Arrestohen dy serbë në Zveçan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar dy qytetarë serbë në Zveçan.

Kjo pasi të njëjtit pas mesnatës po saldonin hekura për ta pamundësuar hyrjen në objektin e komunës së Zveçanit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se me këtë rast kanë sekuestruar edhe një veturë.

“Kemi marrë informacionin që diku pas orës 1 pas mesnatës, dy persona kanë nisur të saldonin hekura në objektin e Komunës në Zveçan. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, i ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar një automjet”, ka thënë ai.

Ditë më parë strukturat paralele ilegale kanë rrethuar hyrjen kryesore në objektin e Komunës në Zubin Potok, duke vendosur rrethoja prej hekuri./ksp

Lajme të ngjashme