“Po sillet si prokuror”; “po e kopjon Enver Sekiraqen”: Refuzimi i dytë i Kurtit që të paraqitet në Prokurori nxit reagime të ashpra - NACIONALE

“Po sillet si prokuror”; “po e kopjon Enver Sekiraqen”: Refuzimi i dytë i Kurtit që të paraqitet në Prokurori nxit reagime të ashpra

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar sërish ftesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për t`u intervistuar si dëshmitar. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka bërë me dije se shefi i ekzekutivit nuk do të paraqitet në Prokurorinë Speciale të Kosovës as pas ftesës së dytë.

Ky veprim i Kurtit ka nxitur reagime të ashpra.

Njohësit e rrethanave juridike dhe politike në vend kanë bërë me dije se sjellja e Kurtit e dëmton Kosovën.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka vlerësuar se Kurti po sillet si prokuror.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka ironizuar me veprimi e shefit të ekzekutivit duke thënë se nuk është keq që Kurti t`i marrë kompetencat e prokurorisë dhe t`i intervistojë prokurorët.

Albin Kurti pasi po sillet si prokuror nuk eshte keq me marr edhe kompetenca dhe pergjegjesi nga Kodi Penal i Kosoves dhe me zhvillu hetime ndaj prokuroreve te Prokurorise Speciale. Le ta zbaton kapitullin e veprave penale kunder administrimit te drejtësisë”, ka shkruar Miftaraj.

Ai ka bërë me dije se prokurorët nuk duhet të frikësohen.

Pasi prokuroret nuk e zbatojne kete kapitull kurre ne praktike per te ruajtur integritetin e procedures penale, se paku dikush te zbaton, mos te mbetet vetem si dekor ne Kod Penal. Arbirtraritetin ta dergojme deri ne fund. P.S. Prokuroret tane per pese vite kane mundur te marrin mesime nga prokuroret ne Gjykaten Speciale ne Hage se si ruhet integriteti i procedures penale dhe gjyqesore ne Hage. Normal per kete duhet prokuror qe nuk tuten prej hijes se tyre dhe nuk kane rene ne dashuri përsëri”, ka shkruar Miftaraj.

Avokati Ardian bajraktari ka vlerësuar se kryeministri po këshillohet keq.

Po të këshillojnë keq, shko Kryeministër, shko në Prokurori! Për të hënën, më 16 dhjetor, nga dikush u kuptua, e nga dikush u keqkuptua, e mbi të gjitha u mirëkuptua pa mundësia objektive për të qenë i pranishëm, në ambiente të Prokurorisë, Kryeministri i vendit tim”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Sipas tij, nga kjo sjellje Kosovës mund t`i bëhet dëm.

Nuk do të doja që kryeministri i vendit tim, vend i ndërtuar me shumë mund e sakrificë, bashkë me aleatët - shtetet më demokratike në botë, i përballur me padrejtësi dhe me trajtim ndryshe e trajtim të pa barabartë të mos i përgjigjej një ftese të tillë, nuk do të doja që kryeministri i vendit tim të ndëshkohej (pavarësisht vlerës së ndëshkimit) për mos shkuarje dhe mos arsyetim të saj. Dëmi është më i madh që i bëhet dhe mund t’i bëhet vendit në raport me çfarëdo kalkulimi apo përfitimi momental”, ka shkruar ai.

Edhe më i ashpër ka qenë analisti Lirim Mehmetaj.

Duke mos iu përgjigjur organeve të drejtësisë, ai ka vlerësuar se Kurti po sillet si Enver Sikiraqa.

Albin Kurti t'u e kopju Enver Sekiraqen, paska refuzu prape me u paraqite ne Prokurori. Kane bertite tash e sa kohe qe s'ka vjedhje ne Rezerva Shtetrore, tash refuzon me i ndihmu drejtesise me zbardhe rastin. Njejte, paten refuzu me u formu Komision Parlamentar per te njejten ceshtje. S'po dojne hetime, po dojne vjedhje”, ka shkruar Mehmetaj.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka treguar sot se kryeministri ka refuzuar edhe ftesën e dytë të Prokurorisë Speciale për intervistim.

Ai ka deklaruar se Kurti ka caktuar tri orare për t`i pritur prokurorët në zyrën e tij.

Prokuroria Speciale ka përcjellur një ftesë të dytë në adresë të kryeministrit Kurti për intervistim në cilësinë e dëshmitarit. Kabineti i Kryeministrit i është përgjigjur kësaj ftese duke ritheksuar gatishmërinë e kryeministrit që t’i mirëpres prokurorët në zyrën e tij për intervistim. Për këtë kemi propozuar tre orare të takimit. Një për sot, dhe dy orare tjera për javën tjetër”, ka thënë Kryeziu.

Ai tutje ka thënë se referuar praktikave të më hershme presin që prokuroria të përgjigjet “pozitivisht” “ofertës” së kryeministrit.

Lajme të ngjashme