"Po i bën dëme Kosovës": Dy profesorë amerikanë e bëjnë "për pesë pare" Kurtin - NACIONALE

"Po i bën dëme Kosovës": Dy profesorë amerikanë e bëjnë "për pesë pare" Kurtin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrëmë është mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombëve të Bashkuara e thirur për shkak të ndalimit të dinarit serb, ku u përballën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në lidhje me situatën diplomatike pas ndalimit të dinarit, dy profesorë amerikanë kanë pasur shumë kritika ndaj kryeministrit Kurti.

Edëard Joseph, eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, shkroi një shkrim në rrjetin social “X” pak para nisjes së përballjes mes Kurtit dhe Vuçiqit në Këshill të Sigurimit të OKB-së. Në shkrimin e tij, që ishte në gjashtë vazhdime, Joseph theksoi se kjo seancë duhet të jetë një pikë kthese në politikën e Kosovës.

“Në vend të presionit ndërkombëtar të përqendruar haptazi mbi Beogradin – duke iu falënderuar votimit masiv me shumicë të Parlamentit Evropian për zgjedhjet serbe me dyshime për mbushje me mashtrime – Kurti po tërhiqet zvarrë në Këshill të Sigurimit të OKB-së për një tejkalim tjetër të pakoordinuar (për euron/dinarin).” – shkroi Joseph që në hyrje të shkrimit.

Tutje, Joseh vlerësoi se Vuçiqi do të luajë mbrojtësi ne madh të serbëve të Kosovës, “në vend të detyrimit për t’u shpjeguar qytetarëve serbë pse vendi i tyre kërcënohet me ndërprerje të fondeve të BE-së për shkeljet në zgjedhje”.

Në analizën e tij, Joseph vlerësoi se Kurti duhet të kuptojë dëmin e vetëshkaktuar ndaj interesave kombëtare të Kosovës.

“Kjo seancë e KS të OKB-së duhet të shënojë një pikë kthese në politikën e Prishtinës. Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë partiakë duhet të kuptojnë dëmin e vetëshkaktuar ndaj interesave kombëtare të Kosovës nga populizmi i pandërprerë. Tani është koha për të ndryshuar kursin.” – shkroi Joseph, ndër të tjera.

Në një linjë të ngjashme argumentimi ishte edhe Charles Kupchan, profesor amerikan në Universitetin Georgetoën. Duke ka komentuar zhvillimet e fundit politike në mes Kosovës dhe Serbisë, Kupchan vlerësoi se Kurti ka bërë disa veprime të panevojshme e provokuese.

“Unë mendoj se kryeministri Kurti është duke bërë disa veprime të panevojshme provokuese. Ka qenë çështja e letërnjoftimeve, e targave, e instalimit të kryetarëve [shqiptarë] në veri, për të cilët ka votuar një përqindje shumë e vogël e banorëve... tani u thotë serbëve se nuk mund t’i përdorin dinarët më, ekziston vetëm një monedhë zyrtare dhe ajo është euroja.” – shkroi ai.

Sipas profesorit Kupchan, të tilla veprime të Kurtit janë në dëm të interesit të Kosovës.

Unë nuk mendoj se kjo është në interesin e Kosovës. Nëse kthehemi në vitin 1999 dhe menjëherë pas vitit 2008 [kur Kosova ka shpallur pavarësinë], Serbia është parë si problem, Serbia është parë si vend që e vështirësonte jetën, duke nxitur telashe në veri të Kosovës dhe duke refuzuar të angazhohej në normalizimin e marrëdhënieve. Tani, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kritikojnë Kosovën. Pra, nga një këndvështrim i gjerë, nuk jam i sigurt se këto veprime - edhe nëse janë të justifikueshme për sa u përket të drejtave sovrane - janë të dobishme.” – ka theksuar Kupchan në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë.

Sjellim ndërmend që Kurti është kritikuar goxha shumë nga dy partitë opozitare, PDK-ja dhe LDK-ja, për moskoordinim me aleatët perëndimor në lidhje me çështjen e ndalimit të dinarit serb, një nismë e kritikuar gjerësisht nga ambasadat e ShBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

Lajme të ngjashme