“Plogështi e marramendje”: Katër minatorë të Trepçës përfundojnë në spital
Greva në minierën e Trepçës po vazhdon edhe në ditën e katërt.
Tashmë gjendja shëndetësore e minatorëve, që po kërkojnë pagesën e rrogës e kushte më të mira të punës, është rënduar. Së paku katër minatorë kanë përfunduar në spitalin rajonal në Mitrovicë të Jugut.
Gjendja e tyre është stabile, ndërsa simptomat e tyre ishin plogështia e marramendja.
“Po mund t’iu informojë që para pak minutash, katër minatorë të minierës së Trepçës janë sjellur në emergjencën e spitalit tonë me simptoma të plogështisë e marramendjes kryesisht. Të njëjtit janë duke marrë trajtimin adekuat të spitalit tonë. Për momentin gjendja e tyre është stabile. Ka pasur edhe minatorë të tjerë që kanë marrë trajtim ditëve të kaluara” – deklaroi drejtoresha e spitalit rajonal në Mitrovicë të Jugut, Luljeta Zhubi për gazetën Nacionale.