Plagosja në Shtërpcë | Ambasadori i MB-së: Mirëpres reagimin e shpejtë për arrestimin e të dyshuarit - NACIONALE

Plagosja në Shtërpcë | Ambasadori i MB-së: Mirëpres reagimin e shpejtë për arrestimin e të dyshuarit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nicholas Abbott, ambasadori britanik në Kosovë, ka reaguar pas plagosjes së dy personave në Shtërpcë.

Ai shprehu shqetësimin për sulmin ndaj dy të rinjve serbë të Kosovës dhe tha se mirëpret reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës për arrestimin e të dyshuarit.

Reagimi në Twitter:

Isha i shqetësuar kur dëgjova për një sulm ndaj dy të rinjve serbë të Kosovës dhe mirëpres arrestimin e shpejtë të një të dyshuari.

I uroj shërim të shpejtë.

Lajme të ngjashme