Plagosja në Kolovicë: Një muaj paraburgim për njërin prej të dyshuarve - NACIONALE

Plagosja në Kolovicë: Një muaj paraburgim për njërin prej të dyshuarve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore e Prishtinës më 03.05.2024 ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Arian Sijarinën.

Ai cili dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprat penale: Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë; asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, dhe armëmbajtje pa leje.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake ka konstatuar se moscaktimi i masës së paraburgimit do të kishte për pasojë që i pandehuri do të asgjësojë, fsheh, ndryshojë apo falsifikojë provat e veprës penale dhe do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka konstatuar rrezikun e ikjes, ndikimit në dëshmitarë por edhe përsëritjes së veprës penale.

Lajme të ngjashme