Plagoset një 33-vjeçar në Gjilan - NACIONALE

Plagoset një 33-vjeçar në Gjilan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një 33-vjeçar është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Gadish të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Valon Osmani, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit.

“Me datën 24.12.2023 rreth orës 13:10 kemi pranuar informacion se fshatin Gadish, Komuna e Gjilanit një person mashkull kosovar i moshës rreth 33 vjeçare është plagosur me armë zjarri. Viktima është duke marrë tretman mjekësor në qendren emergjente të spitalit rajonal në Gjilan dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë”, konfirmoi Osmani.

I njëjti bëri të ditur se në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar po ashtu është konfiskuar një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Lajme të ngjashme