Pjesëmarrja në zgjedhje: 564 mijë votues deri në ora 15:00
Komisioni Qendror Zgjedhor ka përditësuar të dhënat me pjesëmarrjen e votuesve deri në ora 15:00 në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Deri më tash në ora 15:00 kanë votuar 564 mijë persona (me 95% të vendvotimeve të proceduara, mbetet të përditësohet).

Trendi duket dukshëm i njëjtë me zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti, ku poashtu edhe atëherë deri në ora 15:00 kishin marrë pjesë 558 mijë votues.