Pika e parë e rendit të ditës: Komisioni parlamentar i verifikimit të mandateve mblidhet për 15 minutë - NACIONALE

Pika e parë e rendit të ditës: Komisioni parlamentar i verifikimit të mandateve mblidhet për 15 minutë

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Avni Dehari, Kryesuesi i Seancës Konstitutive nga virtyti i moshës, ka nisur punimet për konsumimin e pikës së parë të rendit të ditës.

"Ju njoftoj se në këtë seancë nuk ka debat. Ndërprerjet nuk mund të jenë më shumë se 48 orë.

Procedojmë me pikën e parë të rendit të ditës.

Formimi i komisionit për verifikim të kuorumit dhe mandateve.

Jemi të pranishëm 118 deputetë.

Lus deputetët me ngritje dore të votojnë për komisionin", tha ai.

Parlamenti shkoi në 15 minutë pauzë, teksa janë mbledhur përfaqëuesit e partive për të verifikuar mandatet, dhe për të vijuar pastaj me betimin e deputetëve.

Lajme të ngjashme