Petkoviqi pas deklaratave të Kurtit: Ai po humbë temperamentin, bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë - NACIONALE

Petkoviqi pas deklaratave të Kurtit: Ai po humbë temperamentin, bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deklaratat e kryeministrit Albin Kurti se heqja e barrikadave mund të prodhojë viktima janë kritikuar nga Petar Petkoviqi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën dhe Metohinë në Qeverinë e Serbisë.

“Kërcënimet dhe thirrjet për likuidimin e serbëve në barrikada të bëra nga Albin Kurti, që qartazi po humbë temperamentin përballë përgjigjes demokratike dhe paqësore të serbëve, janë tmerruese,” - është shprehur z. Petkoviq sot.

Çka tha Kurti?

“Shqetësimi ynë është që largimi i këtyre barrikadave nuk mund t’i përjashtojë pasojat dhe, për këtë arsye, ne duam që të jemi sa më të kujdesshëm që është e mundshme për t’u siguruar që nuk do të ketë destabilizim dhe që paqja relative e siguria të jenë të vendosura. Megjithatë, ne nuk mund ta lejojmë këtë shkelje të ligjshmërisë e të kushtetutshmërisë përgjithmonë, prandaj, po, kjo duhet të marrë fund, herët a vonë”- tha Kurti për the Guardian.

Kurti shtoi për prestigjiozen britanike edhe këto fjalë: “BE-ja, ShBA-ja pajtohen se barrikadat duhet të largohen, por ato gjithashtu janë të shqetësuara se si mund të përdoret dhe të abuzohet kjo nga Beogradi.”

“Mendoj se shqetësimi i partnerëve tanë perëndimorë dhe i miqve janë lidhjet e Beogradit me Moskën. Ne nuk dimë se si ato do të mund të bëheshin operuese në rast të rritjes së tensioneve, drejt eskalimit në veri.”

Çka tha tjetër Petkoviqi?

Ai u shpreh se marrë parasysh se çka kishte bërë Kurti në të kaluarën (nuk e dimë për çka e kishte fjalën), këto “kërcënime duheshin marrë seriozisht”.

Petkoviq po ashtu i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagonte për këto fjalë (sic) “ogurzeza” të kryeministrit Kurti.

“Tash është e qartë si kristali se vendosja ilegale e forcave speciale të armatosura deri në dhëmbë në veri të Kosovës dhe Metohisë nuk synin “asnjë mision paqeje” por është kërcënim i drejtpërdrejtë për popullin serb...” – vazhdoi ai.

Ai shtoi se Prishtina ishte nervoze pasi nuk po arrinte që t’i provokonte serbët që të reagonin nga barrikadat.

Petkoviq vazhdoi duke thënë që Beogradi s’do të lejonte asnjëherë që këto “kërcënime” të bëhen veprimet, duke shtuar se kjo tregon drejtësinë e vendimit të Serbisë për t’i dorëzuar kërkesë KFOR-it që trupat e saj të ktheheshin në Kosovë.

Lajme të ngjashme