Petkoviq: Nxitim i pabesueshëm për të refuzuar kërkesën për dërgimin e forcave serbe në Kosovë - NACIONALE

Petkoviq: Nxitim i pabesueshëm për të refuzuar kërkesën për dërgimin e forcave serbe në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka vlerësuar sonte se është e pabesueshme që shumë kanë nxituar të deklarohen kundër dërgimit të forcave të sigurisë serbe në Kosovë e Metohi, edhe pse kjo kërkesë ende nuk është dërguar.

"E pabesueshme që shumë njerëz vrapuan për t'u shprehur kundër kërkesës së Serbisë për kthimin e forcave të sigurisë në Kosovë dhe se kërkesa nuk është dërguar ende. Por ne kemi mësuar se kemi disa komandantë të KFOR-it që vendosin për Rezolutën 1244 - nga përfaqësuesit perëndimorë. Viola von Kramon dhe Rade Trajkoviq”,
ka shkruar Petkoviq në llogarinë e tij në Twitter.

Postimi:

Lajme të ngjashme