Petkoviq mbron edhe Llunen: Luftoi për të drejta të Serbisë, u arrestua te frizeri - NACIONALE

Petkoviq mbron edhe Llunen: Luftoi për të drejta të Serbisë, u arrestua te frizeri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Petar Petkoviq ka reaguar pas arrestimit të Milun Milenkoviq në Mitrovicë të Veriut.

Udhëheqësi i grupit “Mbrojtja Civile’ u arrestua sot në Mitrovicë të Veriut nga policia e Kosovës nën dyshimet për sulme ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

Petkoviq në një konferencë për media, ka pretenduar se “Lluna” po luftonte për interest kombëtare të Serbisë.

“Milun Milenkoviq Luna u arrestua, u ndoq për disa muaj nga policia e Kosovës, dhe u kërcënua me arrest ndaj tij, kjo pasi luftonte për të drejtat kombëtare të Serbisë. Ai u arrestua në një salon flokësh, i cili u okupua nga tetë vetura të armatosura.” – tha ai, siç raporton "Kosovo-Online".

Ai ka pretenduar se një “rrethim” u organizua nga Mitrovicën e Veriut.

“Një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës hynë nga pjesa lindore e qytetit dhe një numër i policëve hodhën gaz drejtuar qytetarëve që po kalonin aty.” – u shpreh Petkoviq.

Tutje, ai ka deklaruar si vijon: “Është policia e vërtetë e Kurtit, e cila në veri shërben vetëm për të ngacmuar popullin serb.”

Ndërkohë, më herët në një shkrim në Facebook, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla konfirmoi arrestimin e personit në fjalë.

“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme