Petkoviq: Fituesi i vërtetë është populli serb që i bojkotoi zgjedhjet - NACIONALE

Petkoviq: Fituesi i vërtetë është populli serb që i bojkotoi zgjedhjet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyrës për Kosovën” të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës.

Petkoviq në një konferencë për media ka thënë se të gjithë ata që me muaj thirrën për zgjedhje, sot përfituan një humbje të madhe.

Sipas Petkoviq fitues kësaj radhe është populli serb që i bojkotoi zgjedhjet.

“Albin Kurti dhe të gjithë ata që me muaj thirrën zgjedhjet me qëllim të pushtimit të veriut përjetuan një fiasko dhe fituesi i vërtetë është populli serb që i bojkotoi plotësisht këto zgjedhje. Kjo është edhe disfatë për atë pjesë të bashkësisë ndërkombëtare. që e mbështetën Kurtin në organizimin e votimit.” – ka thënë Petkoviq, përcjell Kosova Online.

Lajme të ngjashme