Pesë vjet nga miratimi i demarkacionit me Malin e Zi
Sot, bëhen pesë vjet që kur Kuvendi i Kosovës ka miratuar demarkacionin me Malin e Zi.
Pasditen e 21 marsit të vitit 2018, me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi ka miratuar demarkacionin pas katër herë ndërprerjesh për shkak të gjuajtjes me gaz lotsjellës nga Vetëvendosja. Për shkak të hedhjes së gazit atë ditë, shumica e deputetëve të VV-së janë përjashtuar nga seanca.
Procesi i miratimit të demarkacionit ka zgjatur tri vjet dhe është paraprirë nga një debat i madh, protesta dhe reagime të shumta nga qytetarë, politikanë dhe ndërkombëtarë.
Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar marrëveshjen e demarkacionit në Vjenë të Austrisë në vitin 2015. Mirëpo, deri te ratifikimi i saj në Kuvend, Kosova ka kaluar nëpër trazira të ndryshme.