Pesë raste të dhunës në familje për një ditë në Kosovë
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës.
Sipas raportit 24 orësh, tri raste janë raportuar në Prishtinë, një në Pejë dhe një në Malishevë.
Këto janë të gjitha rastet:
DHUNË NË FAMILJE /POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Prishtinë / 23.07.2024 – 04:30. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Obiliq / 23.07.2024 – 00:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Prishtinë / 23.07.2024 – 17:30. Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim policor. Rasti në hetime.
DHUNË NË FAMILJE
Pejë / 23.07.2024 – 10:40. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Malishevë / 23.07.2024 – NN. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se e njëjta kishte sulmuar fizikisht viktimën femër. Në konsultim me prokurorin e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.