Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Tri raste kanë ndodhur në rajonin e Ferizaj, një në Prizren dhe një në Pejë.
Në rastin e parë në Ferizaj, “është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”
Rasti i dytë ka ndodhur në Shtërpcë, ku “viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”
Ndërkaq rasti i tretë ka ndodhur në Shtime, në fshatin Gllavicë ku është arrestuar personin H.B (M/K) i moshës 48 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje i shkakton lëndime trupore djalit të tij 15 vjeçar.
Ndërsa në Prizren, Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë “pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht viktimat kosovarë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
Në Pejë, policia ka njoftuar për dhunë brenda një familje serbe.
“Pejë 12.02.2023 - 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i serbisë, pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër shtetase e serbisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.” – thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
