Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Pesë raste të dhunë në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovës.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dy raste të dhunës në familje janë raportuar në rajonin e Prishtinës, ndërsa tre raste të tjera në rajonin e Pejës.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Gllogoc 26.09.2023 – 16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare-bashkëshortes së tij. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor dhe është dërguar tek familjarët e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Podujevë 26.09.2023 – 15:03. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti përmes rrjetit social e ka shqetësuar viktimën femër kosovare, bashkëshorten e tij. Viktima ka pasur urdhër mbrojtës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Pejë 20.06.2023 – 09:10. Në lidhje me rastin, më 26.09.2023 është arrestuar e dyshuara femër shqiptare shtetase e Shqipërisë pasi e njëjta kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortit të saj. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Istog 26.06.2023 – 18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë duke thyer, demoluar orenditë në shtëpi, fjalosur dhe pas kontakt fizik me vëllain e tij, viktimën mashkull kosovar i cili si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Junik 26.06.2023 – 22:00. Janë arrestuar dy të dyshuar (qift bashkëshortor), pasi që kanë pasur disa probleme mes vete. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.